Përdorues

Megjithëse është shumë mikpritës, GNOME është një sistem me përmasa tepër të mëdha dhe i ndërlikuar. Për këtë arsye ka nevojë të studiohet për t'u përdorur në maksimum. Për të bërë këtë studim sa më të lehtë, vihen në dispozicion shumë dokumente të dobishëm.

Zhvillues

Për kë zhvillon apo është i interesuar për zhvillimin e GNOME dhe aplikativëve për GNOME. Është e mundur gjetja e dokumentimeve për zhvillues, informacione mbi pjesmarrjen dhe shumë të tjera.


Administratorë

Në të gjithë botën gjenden instalime GNOME të madhësive të mëdha apo të vogla, me nevojat e tyre specifike dhe administratorë sistemesh që i manazhojnë. Këtu mund të gjenden informacione në lidhje me instrumentët dhe metodat për të punuar me shumë mjedise GNOME.